75 Mall Live Search
14:15 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / LB

Kuvendi shkon zyrtarisht në pushim, Konjufca falënderon qytetarët për durimin

Kuvendi i Kosovës e ka mbajtur sot seancën e fundit të sesionit pranveror.

Pas mbylljes së kësaj seance, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka njoftuar se Kuvendi nga sot shkon zyrtarisht në pushim deri më 13 shtator.

“Në pajtim edhe me vendimin që e ka marrë Kryesia e Kuvendit të Kosovës po e shpallim të mbyllur edhe sesionin pranveror. Që prej këtij momenti, Kuvendi zyrtarisht shkon në pushim deri kur të kthehemi për sesionin vjeshtor”.

“Kur jemi të falënderimet, mos ta harrojmë administratën e Kuvendit, sepse pa angazhimin dhe punën e tyre të palodhshme as ne deputetët nuk mund t’i kryejmë punët tona. Një falënderim i veçantë edhe për qytetarët e Kosovës që e kanë pasë durimin kolosal me na dëgju”, ka thënë në fund Konjufca.