75 Mall Live Search
16:21 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / OSH

Pas largimit të Messit, fanella e Pedrit më e shitura tek Barcelona

Largimi i Lionel Messit ishte një goditje e fuqishme për Barcelonën.

Tash pas largimit të tij, Barcelona ka shënuar rënie drastike të shitjes së fanellave, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumit “SER”, fanella më e shitur tek Barcelona që nga largimi i Messit është ajo e mesfushorit, Pedri Gonzales.

Edhe pse vetëm 18 vjeçar, Pedri është shndërruar në një nga futbollistët më të pëlqyer tek klubi katalunas./Indeksonline/