75 Mall Live Search
23:58 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

2 kartonë të kuq, 1 penalti, 9 kartonë të verdhë/ Ndeshja hapëse e La Ligas kishte gjithçka

Ndeshja hapëse e sezonit të ri të La Ligas, Valencia-Getafa kishte gjithçka.

“Lakuriqët” fituan me rezultat 1:0 kundër Getafës, transmeton Indeksonline.

Goli u shënua në minutën e 11-të, Carles Soler shënoi nga penaltia. Përveç këtij goli, në këtë ndeshje ishin 9 kartonë të verdhë.

Po ashtu gjyqtari dhuroi nga një karton të kuq për dy ekipet. Guillamon i Valencias mori karton të kuq në minutën e 3-të, kurse Cabaco i Getafës u skuq në të 76-tën.

Nesër luhen 4 ndeshje të La Ligas./Indeksonline/