75 Mall Live Search
12:02 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

Kandidati i AAK-së në Mitrovicë tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale

Kandidati i AAK-së për komunën e Mitrovicës, Nehat Peci është tërhequr nga gara.

Peci me anë të një postimi ka thënë se për arsye personale është tërhequr në mënyrë të parevokueshme nga gara për zgjedhjet lokale, transmeton Indeksonline.

“Të nderuar ju njoftoj se për arsye personale, kam marrë vendim, që në mënyrë të parevokueshme të tërhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021! Faleminderit të gjithëve!”, u shprehë Peci në postimin e tij./Indeksonline/