75 Mall Live Search
13:36 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

United i bën befasi tifozëve para ndeshjes me Leeds, prezanton Raphael Varanen

Skuadra e Manchester United ka befasuar të gjithë tifozët në “Old Trafford” që janë mbledhur për ta parë ndeshjen me Leeds United.

“Djajtë e Kuq” para tifozëve të saj në mënyrë të befasishme e ka prezantuar mbrojtësin francez, Raphael Varane, transmeton Indeksonline.

Francezi ka kohë që ka arritur marrëveshje me United por nuk ishte prezantuar ende në “Old Trafford”.

Manchesteri zgjodhi ndeshjen hapëse për ta prezantuar Varanen. Ai do ta bartë numrin 19./Indeksonline/