75 Mall Live Search
19:46 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

VV kandidon Qemajl Aliun për kryetar të Shtimes!

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shtime ka bërë të ditur se Qemajl Aliu do të kandidoj për kryetar të komunës në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, Këshilli vendosi që Aliu t’i përfaqësoj në zgjedhjet lokale.

Aliu do të ketë rival Naim Ismajlin nga Partia Demokratike e Kosovës.

Njofimi:

Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

Ju njoftojmë se sot pas votimit të mbajtur nga anëtarët e Këshillit të Qendrës sonë, ne zgjodhëm kandidatin i cili do të na përfaqësoj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Shtimes nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë Z. Qemajl Aliu.

Ashtu siç vendosëm ne, do të vendosin edhe qytetarët shtimjanë, pasi që ndryshimi është i domosdoshëm dhe i mundshëm vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Na priftë e mbara!