Situata e vështirë në Kabul, SHBA dërgon 1 mijë trupa shtesë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/08/640-0-61197e24b52c7.jpg)
Pentagoni po dërgon 1000 trupa të tjerë për të ndihmuar me evakuimet në Kabul, tha një zyrtar për ABC News. Ata dërguan 3,000 trupa në fillim të kësaj jave.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të trupave amerikane në Afganistan në 6,000.
Rritja e anëtarëve të shërbimit në Kabul vjen pas takimit të gjeneralit Frank McKenzie, komandant i Komandës Qendrore të SHBA, me përfaqësuesit e talebanëve të dielën në Doha, Katar, për t’i informuar ata që të mos ndërhyjnë në misionin amerikan në aeroport, sipas një Zyrtari.