Asfaltohet segmenti i dytë i rrugës kryesore në qytetin e Drenasit

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale për vitin 2021, Drejtoria e Infrastrukturës Lokale në Komunën e Drenasit është duke implementuar projektet në vendbanime, projekte të cilat lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të Drenasit dhe bizneseve.
Sot, është asfaltuar edhe segmenti i dytë i rrugës kryesore të qytetit, përkatësisht rruga “Ilaz Kodra”, prapa banesave, përkatësisht shtresa e parë e segmentit të dytë të kësaj rruge.
Shumë shpejtë pritet që kjo rrugë të përfundoj. Komuna e Drenasit, me të gjitha kapacitetet është duke implementuar dhjetëra projekte infrastrukturore në terren.