Këto janë disa nga masat antiCovid që pritet të hyjnë në fuqi të premten

Në orën 18:00 ka nisur takimi i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, me krerët e institucioneve shëndetësore dhe personat e angazhuar në mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave anti-COVID.
Qëllimi i takimit është diskutimi rreth masave të reja anti-COVID.
IndeksOnline mëson se në takim është propozuar që nga data 20 gusht (e premte) deri më 1 shtator (e merkure), orari i gastronomisë do të jetë deri në orën 22:30 apo eventualisht deri në orën 23:00.
Në këtë takim është vendosur që klubet e natës do të mbyllen nga 20 gushti te paktën deri me 1 shtator.
Liria e lëvizjes për qytetarët nuk do të kufizohet deri në një vendim të radhës, varësisht nga rritja e numrit të rasteve me COVID-19./IndeksOnline/