Kuka: Po punojmë që xhudo të futet neper shkolla

Kosova tashmë numëron tri medalje të Arta Olimpike dhe është futur në hartën e shteteve që këtë sport e kanë në rrënjet e tyre.
Njeriu më meritor për këtë sukses, trajneri Driton Kuka thotë se synimi i tij është që xhudo të bëhet sport popullor dhe të shtrihet në tërë territorin e Kosovës.
Ai ka shtuar se po punon që xhudo të jetë pjesë edhe e shkollave.
Ky është postimi i tij:
Qendra nacionale e xhudos po lëshon shtat dita ditës Personalisht dua që unë me ndihmën e Majlindes e Tosit por edhe të tjerëve të vazhdojmë punën drejt medaljeve e sukseseve të reja!Sporti me tri të Arta Olimpike duhet ecur përpara,jemi duke ndërtuar strategji për shtrirje ma serioze horizontalisht në mbarë vendin!Modalitetet po i diskutojmë,po pres që xhudo të futet në sistemin edukativo – shkollor!Fillimisht me disa Komuna e mandej të shtrihet në mbarë vendin!Kjo do forconte klubet dhe federatën dhe talentët do i grumbullojmë në Qendrën Nacionale për të ndjekur ëndrrat e xhudistëve të rinj!