23-vjeçarja shokohet kur zbulon se e motra e vogël është fejuar me njerkun që e ka ngacmuar…

Një vajzë ka treguar tronditjen pasi zbuloi se motra e saj e vogël njoftoi se ishte fejuar me njerkun e “keq” dhe “egoist”, i cili e ka ngacmuar kur ishte adoleshente.
Vajza anonime, që besohet të jetë nga SHBA, e cila është 23 vjeç, zbuloi se ajo dhe motra e saj, 21 vjeç, u rritën me njerkun kur nëna e tyre vdiq dhe ka shtuar se ai e ngacmonte duke i thënë se është tepër e dobët.
Ajo shpjegoi se si ai e ngacmonte në shtëpi dhe shkollën e mesme dhe madje i bëri miqtë e saj të ktheheshin kundër saj duke përhapur thashetheme dhe gënjeshtra.
23-vjeçarja tregoi se motra e saj është fejuar me njerkun, ku janë takuar fshehurazi për një kohë të gjatë. Familja e saj është zemëruar dhe nuk mbështet vendimin e saj.
Duke përshkruar marrëdhënien e saj “të pakëndshme” me njerkun, vajza anonime shkroi: Njerku jonë ishte i keq, egoist. Ai më ngacmonte veçanërisht se isha shumë e dobët.
Pasi u largua nga shtëpia për të shkuar në kolegj, ajo i shkëputi marrëdhëniet me njerkun, ndërsa me motrën vazhdonte të fliste derisa ato ngadalë filluan të prisnin kontaktet.
Në ditëlindjen e saj të 21-të ajo zbuloi se ishte fejuar me njerkun para të gjithëve. Motra e madhe u largua nga festa e shokuar ndërkohë që të gjithë familjarët e saj e kundërshtuan për këtë vendim.
Motra e vogël e telefonoi më vonë dhe i kërkoi llogari pse nuk e mbështeti kur të gjithë njerëzit iu kundërvunë dhe 23-vjeçarja e zhgënjyer u shpreh se nuk është problemi dhe shqetësimi i saj. /tvklan.al