75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 20 Gusht 2021 / B O

Macja shëtitet në kuzhinën e spitalit e Gjakovës

Në Spitalin Rajonal të Gjakoves “Isa Grezda”, një mace është bërë e përditshmërisë. Madje, macja guxon të shëtitet edhe në kuzhinën e spitalit.

Pamjet që ka siguruar Indeksonline janë nga mbrëmja e kaluar, përkatësisht ora 00-05 e natës.

Macja ka liri maksimale dhe kalon nga reparti në repartin tjetër, dhe nga korridoret në kuzhinë.

Kur vije koha për gjumë, macja shfrytëzon një karrige në një nga sallat e spitalit.

Pacientët janë ankuar se në rrethojat e spitalit “Isa Grezda” ka edhe qenë endacakë, për çka qytetarët shpesh ndihen të pasigurtë./Indeksonline/