75 Mall Live Search
14:27 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

“Dale” nga Ledri, Butrint Imeri dhe Kida arrin 40 milionë klikime në YouTube

Gjatë kësaj sezone verore një shumicë e artistëve shqiptar zgjodhën që t’i bashkonin forcat.

E njëjta ndodhi edhe me Ledrin, Butrint Imerin dhe Kidën, të cilët arritën të kombinoheshin perfekt për një projekt muzikor.

“Dale” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila u lansua në plarforma digjitale rreth një muaj më parë.

Deri më tani, kënga ka arritur që të grumbullojë 40 milionë klikime në YouTube.

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur producenti Çelik Lipa, ndërsa u interpretua në mënyrë të mrekullueshma nga artistët.

Për ta kompletuar edhe më shumë, treshja realizuan edhe një klip interesant, për të cilin u komentuan në masë të madhe.