75 Mall Live Search
16:03 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / AR

Reperi dënohet me 20 vjet burg për përdhunim

Reperi Mystikal, i cili u nominua disa herë për çmime Grammy në fillim të viteve 2000, u dënua me 20 vjet burg për përdhunimin e një gruaje në shtëpinë e tij në Luiziana në vitin 2022, shkruan CNN.

Mystikal, emri i vërtetë i të cilit është Michael Lawrence Tyler, u deklarua fajtor për përdhunim të shkallës së tretë në mars, transmeton Indeksonline.

Marrëveshja e pranimit të fajësisë e kufizoi dënimin e tij në 20 vjet, pesë vjet më pak se dënimi maksimal për krimin.

Kjo shmangu një akuzë për përdhunim të shkallës së parë, e cila do të kishte rezultuar automatikisht në një burgim të përjetshëm./Indeksonline/