75 Mall Live Search
16:30 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut në FSK për masat antiCOVID-19

Ministria e Mbrojtjes i ka njoftuar kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës për masat e reja për parandalimin e COVID-19.

Këto masa hyjnë në fuqi sot dhe aplikohen për rekrutët e përzgjedhur nga kampanja 2020/2021.

“Certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID -19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmia se personi ka kaluar COVID -19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve si dhe testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se nga rekrutët e përzgjedhur, kërkohet të prezantojnë dëshmi për të paktën njërën nga masat e lartshënuara në datën e fillimit të kursit bazik për rekrut 23.08.2021 si dhe kandidatët të kenë maska me vete në ditën e paraqitjes.