Rrahje në një qendër tregtare në Prizren, autoambulanca në vendngjarje

Një rrahje mes disa personave ka ndoshur para pak minutash në një qendër tregtare në Prizren.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk ka të dhëna se cila është arsyeja e rrahjes së tyre.
Tanimë, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila po merret me hetimin e rastit.
Kurse, aty ka arritur edhe autoambulanca për të dhënë ndihmën personave të lënduar.
IndeksOnline do ju mbaj të informuar për këtë rast.