21:31 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sigurimi i American Airlines do paguajë 95 milionë dollarë për sulmin e 11 shtatorit

Kompania e sigurimi për American Airlines, United Airlines dhe të pandehurit e tjerë të të cilët janë të lidhur me aviacionin, kanë rënë dakord të paguajnë 95 milionë dollarë për të zgjidhur çështjet e sigurisë, rreth aeroplanëve të rrëmbyer që sulmuan kullat binjake me 11 shtator.

Ndërtuesit e ndërtesave të reja të Qendrës Botërore të Tregtisë dikur kishin kërkuar 3.5 miliardë dollarë nga kompanitë e lidhura me aviacionin pasi aeroplanët e rrëmbyer shkatërruar rrokaqiejt duke shkaktuar qindra viktima, transmeton Indeksonline.

Avokatët thanë se marrëveshja e nënshkruar rezultoi  pas negociatave të gjëra dhe të gjata nga avokatët që punuan për disa muaj rresht.

Pëlqimi i gjykatës për marrëveshjen që shlyen këtë “borxh” mbyll procesin gjyqësor 13 vjeçar, me kushte të pranueshme nga të dyja palët./Indeksonline/