75 Mall Live Search
20:15 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Shtohet numri i pacientëve me COVID-19 në QKUK

Është rifunksionalizuar Klinika e Mjekësisë Sportive për pacientët me COVID-19, disa muaj pasi ishte mbyllur pas rënies së rasteve të hospitalizimeve ku për vetëm tri ditë ajo i mbushi gjitha vendet.

Sipas  infektologut Izet Sadiku,  Mjekësia Sportive  është e destinuar për pacientët me oksigjenoterapi, teksa ata me intubim do të trajtohen në Intensiven Qendrore.

Vetëm këtë të premte u shënuan 2250 raste të reja pozitive, ndërkaq me valën e re u shtuan edhe pacientët e shtrirë në klinika tjera.

Në mesin  e tyre janë edhe 20 të vaksinuar, megjithëse gjendja e tyre është më e mirë ani pse janë në moshë më të shtyrë. Trajtim po marrin edhe 14 gra shtatzëna në Klinikën e Gjinekologjisë, të cilat janë në gjendje shëndetësore stabile./klankosova/