75 Mall Live Search
23:30 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Milan bëhet me një sulmues të ri, e huazon yllin e Monacos

Skuadra e Milan ka arritur marrëveshje me klubin e Monacos për të transferuar sulmuesin Pietro Pellegri.

Italiani pritet që shumë shpejtë të huazohet për 1 milion euro, me opsion blerje në fund të sezonit për 6 milion euro, raporton Fabrizio Romano, transmeton Indeksonline.

Vlen të theksojmë që Milani momentalisht në ekip ka 3 qendër-sulmues: Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud dhe Rafael Leao.

Me ardhjen e Pellegrit, mund të hapet rruga për shitjen e Leaos./Indeksonline/