Zyrtare: Milano huazon mbrojtësin e Romës, Alessandro Florenzi

Klubi i Milanit ka zyrtarizuar transferimin më të ri.
Mbrojtësi italian, Alessandro Florenzi nga Roma është huazuar tek Milan për 1 vit, transmeton indeksonline.
Në fund të sezonit, Milan ka opsionin për ta blerë përfundimisht Florenzin.
Sezonin e kaluar, Florenzi ishte pjesë e PSG-së, në formë huazimi./Indeksonline/