75 Mall Live Search
15:26 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

Liverpooli vazhdon me fitore në sezonin e ri, e mposhtë lehtë Burnleyn

Skuadra e Liverpool po vazhdon me fitore në sezonin e ri.

Ata sot fituan lehtë kundër Burnleyt me rezultat 2:0, transmeton Indeksonline.

Edhe pse jo me rezutlat të thellë, Liverpool për asnjë moment nuk e kishte të rrezikuar fitoren.

Golat për “The Reds” i shënuan Jota në minutën e 18-të dheMane në të 69-tën.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në kreun e tabelës me 6 pikë pas dy ndeshjeve./Indeksonline/