75 Mall Live Search
17:03 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

Fifi zyrtarisht e vaksinuar kundër coronavirusit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, ditën e sotme (e shtunë) ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.

Artistja, e ndjekur nga mbi 600 mijë njerëz, ka treguar se tashmë është zyrtarisht e vaksinuar.

“Zyrtarisht e vaksinuar”, ka shkruar ajo.