75 Mall Live Search
22:25 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

Aksidenti në Hereq të Gjakovës, një i vdekur dhe 5 të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Hereq të Gjakovës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar”, ka thënë Gjurkaj.