75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 22 Gusht 2021 / LB

E rëndë/Mbyten dy pushues në plazhin e Spillesë- Kavajë

Dy pushues janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme.

Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Thuhet se viktimat janë të moshave rreth 70 vjeç.