Londra “vishet” blu, Chelsea fiton dhe dominon ndaj Arsenalit

Chelsea ka vazhduar me fitore në sezonin e ri të Premierligës.
Blutë kanë mposhtur Arsenalin në derbin e Londrës me rezultat 0-2 në ndeshjen javës së dytë që u zhvillua në Emirates.
Golin e parë në ndeshje e shënoi transferi i ri i skuadrës, Romelu Lukaku në minutën e 15-të.
Rezultatin e dyfishoi Reece James 20 minuta më vonë.
Në pjesën e dytë, përveç disa rasteve nuk pati më gola.
Chelsea kryeson tabelën e Premierligës me 6 pikë, aq sa kanë edhe Liverpooli, Brightoni dhe Tottenhami. /IndeksOnline/