Këta janë dy të dyshuarit që e dërguan pa shenja jete vajzën në Spitalin e Ferizajt

Policia e Kosovës pas një hetimi intenziv duke përdorur të gjitha mjetet operative dhe teknike ka arritur të siguroj e me pas të identifikoj personat që kanë sjellur viktimën në emergjencën e Ferizajt.
Indeksonline nga burimet e veta mëson se, pas punës hetimore në terren SHR – Ferizaj ka arritur ti identifikoj dy personat që kanë dërguar viktimën në emergjencë e ata janë:
I dyshuari kryesor është Dardan Krivaqa, 1992, nga Ferizaj i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu 1989 shtetas i Suedisë me banim ne Zvicër.
Sipas informatave te para te siguruara nga Indeksonline mësohet se viktimë e këtij rasti është M. O. 20 vjeç nga Ferizaj.
I dyshuari ka bashkëjetuar me viktimën që dy muaj por Policia sipas familjarëve ka arritur të arrestoj Arbër Sejdiun.
I dyshuari kryesor nuk është arrestuar ende.
Këta të dyshuar janë të njohur për qytetarët, të cilët edhe i kanë ndihmuar Policisë në identifikimin e të dyshimtëve.
/Indeksonline/