75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / C E

Trajnerët e klubeve të Kosovës për pingpong mbajnë seminar me ekspert botëror

Dje ka përfunduar seminari për trajner të pingpongut ITTF-PTT, niveli i parë me ekspertin e kësaj fushe Aleksey Yefremov.

Seminari u mbajt nga data 18 deri më 22 gusht në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë ku pjesëmarrës ishin 28 trajner nga shumica e klubeve të Kosovës.

Eksperti Yefremov për 5 ditë me nga 6 orë punë në ditë, i informoi trajnerët Kosovarë me risitë e trajnimit me fillestar, mënyrën e përzgjedhjes së lojtarëve për stilin e lojës, ushtrimet specifike të pingpongut që duhet të përdorin për raste të caktuara, për punën me këmbë, për ekzekutimin e goditjeve të ndryshme, për format e rrotullimit të topit dhe trajnime të tjera.

Trajnerët kosovarë për tu certifikuar me ITTF-PTT të kursit për nivel të parë duhet të plotësojnë edhe 30 orë tjera të punës, ku pesë nga to do të mbikëqyren për të zbatuar mësimet e marra nga seminari.

Në rast se kalojnë me suksese nivelin e parë, pas 12 muajsh do të kenë mundësinë që të ndjekin ITTF Level 2 Course.

“Federata e Pingpongut të Kosovës do të vazhdoj ta ketë ne fokus primar ngritjen e cilësisë së Pingpongut në Kosovë duke synuar rezultate të mira të gjeneratave të reja në rajon dhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e tyre.