Aksident tek Rruga B, krijohen kolona
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/08/AKSI1.jpg)
Një aksident trafiku ka ndodhur tek Rruga B në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave por ende nuk dihet nëse ka të lënduar, raporton Indeksonline.
Si shkak i këtij aksidenti, janë krijuar kolona të veturave.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do të ju mbaj të informuar.