75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 24 Gusht 2021 / LB

762 gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Policia po vazhdon të shqiptojë tiketa për qytetarët që shkelin masat anti-COVID.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës  bëhet e ditur se janë shqiptuar 762 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ditëve të fundit janë rritur dukshëm kontrollet policore për respektim të masave anti-COVID.

Kjo për shkak edhe të masave të reja që ekzekutivi ka ndërmarrë më qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të virusit.