75 Mall Live Search
15:34 / E Martë, 24 Gusht 2021 / LB

Ish-deputetja Dërguti: Gjykimin e rastit të Ferizajt e duam publik

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

Ajo ka thënë se gjykimi i këtij rasti duhet të jetë publik në transmetim të drejtpërdrejtë.

“Gjykimin e rastit të Ferizajt e duam publik, në transmetim të drejtpërdrejtë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Policia e Kosovës tashme ka arrestuar dy të dyshuarit A.S. dhe D.K. për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj.

Sipas raportimeve, viktima kishte qenë e martuar që dy muaj me D.K dhe është raportuar se ndaj saj është ushtruar dhunë.