Në ekipin e SHBA-ve është femra që i mbijetoi bombës së vënë nga prindërit e saj

Në ekipin e SHBA-ve për Lojërat Paralimpike të Tokios është edhe një sportiste e veçantë. Haven Shepherd humbi dy këmbët nën gjunjë kur ishte vetëm 14 muajshe.
Prindërit e saj ishin në një lidhje jashtëmartesore dhe kishin bërë sulm vetvrasës pas problemeve të shumta që kishin, shkruan Indeksonline.

Çifti nga Vietnami kishte vdekur në vend, ndërsa Haven kishte mbijetuar ndërsa këmbët i kishte humbur. Ata besonin se nëse nuk mund të ishin bashkë, të gjithë duhet të vdisnin.
Pavarësisht rastit, Haven thotë se nuk mban inat ndaj gjestit të prindërve të ndjerë.
“Kam humbur vetëm këmbët, mund të kisha humbur jetën. Prindërit e mi më dhanë botën dhe do t’i dua gjithmonë” ka thënë ajo.

Brenda gjashtë muajsh pasi humbi prindërit e saj biologjikë, ajo u adoptua nga Shelly dhe Rob Shepherd , një martesë që i dha asaj një familje dhe një shans të dytë në Carthage, Missouri.
“Unë thjesht dua t’u tregoj njerëzve se personat me aftësi të kufizuara janë si të gjithë të tjerët. Paralimpistët janë atletë të nivelit të lartë që ndodh të kenë një lloj paaftësie fizike ,” thotë ai me bindje./Indeksonline/