75 Mall Live Search
23:48 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Aktori Hollivudian i uron ditëlindjen bashkëshortes me “shqiponjën dykrenare”

Sot është ditëlindja e aktores Blake Lively dhe ajo mbush 34 vjeç!

Por interesant është fakti që fansat e saj kanë pritur gjithë ditën për të parë se çfarë shakaje do të bëjë sot bashkëshorti i saj po ashtu aktor, Ryan Reynolds, për nder të ditës së saj të veçantë.

Për shembull, dy vjet më parë ai postoi një seri fotografish qesharake të Blake dhe fansat u kënaqën.

Epo, sivjet ai zgjodhi të bënte diçka tjetër.

Ryan postoi në TikTok një video duet të tij me Mariah Carey, dhe si titull shkroi: “Kjo është gjëja më e lumtur që më ka ndodhur ndonjëherë më 25 gusht”.

Kjo natyrisht se është shaka, që d.m.th se ditëlindja e Blake me 25 gusht nuk është gjëja e tij e preferuar.

Por ajo çka na ka rënë në sy në këtë video është lëvizja që aktori bën me duar, pikërisht sikur ne shqiptarët kur festojmë me “shqiponjën dykrenare”.