Benjamin Kololli nuk vjen për ndeshjet e shtatorit, shkak rregullat kundër Covid 19

Kombëtarja e Kosovës nuk do ta ketë futbollistin, Benjamin Kololli për ndeshjet e shtatorit.
Indeksonline përmes burimeve mëson se futbollisti i ekipit japonez, Shimizu S-Pulse, Kololli ka marr ftesë por nuk do të mund të vij për shkak të rregullave kundër Covid 19 që janë në Japoni.
Në momentin që kthehet në Japoni, Kololli do të duhet të karantinohet për 20 ditë.
Ai sapo është transferuar në Japoni. /Indeksonline/