75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / A. A

Berisha shkakton përplasje në Rusi, ‘tërbohen’ kundërshtarët nga veprimi i tij

Bernard Berisha ka qenë shkaktar i një përplasjeje në ndeshjen Akhmat Grozny – Arsenal Tula.

Në minutën e 31-të, një futbollist mysafir deshi të largonte topin jashtë fushës, ngase një nga bashkëlojtarët ishte i shtrirë, por Berisha vrapoi për ta zënë topin dhe asistoi te goli i Mohamed Konate.

Ky veprim shkaktoi pakënaqësi te futbollistët dhe stafi i Arsenal Tula.

Akhmat Grozny fitoi ndeshjen 2-1 duke shënuar golin e dytë në minutën e 95-të.

/Indeksonline/