75 Mall Live Search
22:00 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / A. A

Marca: Mbappe te Real Madridi mund të zyrtarizohet të premten

Kylian Mbappe mund ta realizojë ëndrrën të premten.

Gazeta e njohur Marca raporton se sulmuesi francez mund të zyrtarizohet te Real Madridi të premten.

Klubi spanjoll ka ofruar 180 milionë euro për shërbimet e Mbappes.

Ndërkohë, presidenti i Paris Saint Germainit, Nasser Al-Khelaifi deklaroi sot se nuk kanë ndërruar qëndrim për rastin e Mbappes dhe ai nuk do të largohet.

/Indeksonline/