75 Mall Live Search
23:12 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / OSH

Arrestohen dy persona të moshës 16 vjeçare në Obiliq, rrahën dhe e vjedhen një person të moshës 12 vjeçare

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj  dy persona të moshës 16 vjeçare sot në Obiliq.

Dy të arrestuarit, L.S dhe F.B, akuzohen se me datën 24 gusht të këtij viti kanë rrahur personin S.B të moshës 12 vjeçare, mëson Indeksonline përmes burimeve.

Nën përkujdesjen e prindit, viktima e ka paraqitur rastin në Polici. Pas një pune intensive, Policia ka arritur të arrestoj dy të dyshuarit.

Përveç që i kanë shkaktuar lëndime trupore, dy të dyshuarit i kanë vjedhur edhe një unazë në gisht vitimës.

Dy të dyshuarit të moshës 16 vjeçare janë intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Mësohet se Prokuroria e Shteti i ka dërguar në ndalim për 24 orë dy të dyshuarit./Indeksonline/