75 Mall Live Search
10:22 / E Premte, 27 Gusht 2021 / B O

Ronaldo po ikën, Juve ka gati listën e zëvëndësuesve, plot emra të njohur

Cristiano Ronaldo i ka orët e numëruara te Juventusi. Ylli portugez do të transferohet te Manchester City. Juventusi ka gati menjëherë alternativat e mundshme për zëvëndësimin e CR7.

Mauricio Icardi është në krye të kësaj liste. Sulmuesi i PSG-së është mjaft i pëlqyer nga Icardi dhe se do të tentohet me çdo kusht transferimi i tij.

Një nga emrat e shumëpërfolur është edhe blerja e Gabriel Jesus. Kalimi i Ronaldos te City do të thotë që Jesus nuk ka më minutazh të garantuar te skuadra angleze, shkruan Indeksonline.

Talenti i Sassuolos, Raspadori është poashtu i pëlqyer nga skuadra e Juventusit. 21 vjeçari llogaritet si një nga talentët më premtues italian.

Lacazette po përmendet si një nga alternativat për sulmin e torinezëve.

Ylli i Fiorentinës, Dusan Vlahovic është poashtu një nga emrat e mundshëm që mund të zëvëndësojnë CR7. Sulmuesi serb mund t’i kushtojë shumë Juves ngase Fiorentina po kërkon 70 milionë euro për transferimin e tij./Indeksonline/