Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot hidhet në votim një vendim i rëndësishëm për bizneset

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot do të votohet një vendim i rëndësishëm për bizneset e kryeqytetit.
Në votim do të jetë vendimi me të cilin lirohen bizneset nga pagesa e taksave për shfrytëzimin e hapësirave publike.
Lajmin e ka dhënë asambleisti i Kuvendit të Prishtinës, Kreshnik Smajlaj.
“Kuvendi sot voton për plotësimin e vendimit të pakos ekonomike emergjente me të cilen lirohen bizneset nga pagesa e taksave për shfrytëzimin e hapësirave publike edhe për sezonin verë-dimër të vitit 2021” shkruan Smajlaj në njoftim./Indeksonline/
