75 Mall Live Search
10:36 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Policia e Kosovës arreston një person në Ferizaj, i konfiskohet një pushkë gjuetie

Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmë, rreth orës 22:30 në Ferizaj.

Arrestimi është bërë derisa Policia po kontrollonte një automjet dhe është gjetur një pushkë gjuetie me 3 fishekë, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar  edhe arma

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin,  me vendim të Prokurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari L.E (M/K) i moshës 23 vjeçar , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’

Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj./Indeksonline/