75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Katër raste të raportuara për dhunë ndaj grave në 24 orët e fundit

Dhuna ndaj grave po bëhet një fenomen shqetësues në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 4 raste të dhunës ndaj grave, transmeton indeksonline.

Thirrjet kundër dhunës ndaj grave duket se nuk po japin efektin e tyre, pasi çdo ditë po raportohen raste të reja.

Më poshtë keni të gjitha rastet e dhunës ndaj grave në 24 orët e fundit:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë (NN)  24.08.2021- NN. Viktima femër kosovare, me datën 27.08.2021 ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 27.08.2021 – 15:30. I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur gruan dhe  djalin e tij. Motivi i incidentit ka të bëjë me banesën ku banojnë palët. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri 27.08.2021 – 20:35. I dyshuari mashkull  kosovar ka sulmuar fizikisht gruan e tij, Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Sipas raportit mjekësor lëndimet  janë të natyrës së lehtë.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt.

Lagjja 29, Fushë Kosovë 27.08.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare raporton se nga kunati i saj janë sulmuar fizikisht ankuesja dhe djali i sajë i moshës 8 vjeçare. Ankuesja është  dërguar në  tretman mjekësor , sipas raportit mjekësor lëndimet janë  të natyrës së lehtë. I dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.