S’ka dritë në fund të tunelit për Arsenalin, Manchester City ia gërdit futbollin londinezëve

Skuadra e Arsenal nuk është kërkah hiq.
Topçinjtë janë mposhtur me rezultat 5:0 nga Manchester City sot, transmeton Indeksonline.
Golat për Manchester Cityn i shënuan: Gundogan, Jesus, Rodrid dhe Torres x2.
Tek Arsenali me karton të kuq në minutën e 35-të u ndëshkua Granit Xhaka.
Për 90 minuta lojë, Arsenali s’bëri asnjë goditje në drejtim të portës dhe vetëm një jashtë portës.
Pas 3 ndeshjeve të luajtura në Premier Ligë, Arsenali ka 0 pikë, kurse Man City 6 dhe gjendnt në pozitën e parë.
Londinezët në anën tjetër janë në vendin e fundit. Ata nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol, duke pësuar 9 gola./Indeksonline/