75 Mall Live Search
18:42 / E Diele, 29 Gusht 2021 / A. A

Berisha mbyll karrierën në Australi, do mbahet mend për këtë rekord historik

Besart Berisha do të largohet nga Australia pas afërsisht 10 viteve të kaluara në këtë shtet.

36-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Evropë, pasi kontrata dy-vjeçare me Wester United i skadoi këtë verë, transmeton Indeksonline.

“Unë jam 36 vjeç, por mendoj se mund të performoj edhe për një sezon tjetër … Kam negociuar me disa klube por nuk kam arritur marrëveshje dhe duhet të mendoj për të ardhmen time. Ekziston një mundësi jashtë shtetit dhe nëse realizohet, unë me të vërtetë dua të vazhdojë” deklaroi Berisha.

Me të mbërritur në Australi në 2011, Berisha kaloi tre sezone në Brisbane Roar.

Pastaj kaloi te Melbourne Victory duke u shpallur kampion në vitin 2015. Arritja historike për sulmuesin shqiptar ishte shpallja e golashënuesit më të mirë në histori të ligës në Australi.

Berisha mbyll karrierën në A-League duke shënuar 142 gola.

/Indeksonline/