Ballkani mposhtë Prishtinën në Fadil Vokrri

Ekipi i Ballkanit ka arritur fitore tepër të rëndësishme në udhëtim ndaj ekipi të Prishtinës, me rezultat 0-1, transmeton IndeksOnline.
Derbin e zhvilluar në kryeqytet e vendosi sulmuesi Ermal Krasniqi me një super gol të shënuar në minutën e 50, e që në fund doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas golit të pësuar Prishtina ishte më kërkuese, e nga minuta e 74 ekipi i Zekirja Ramadanit luajti me një futbollist më tepër në fushë, pasi Kushtrim Gashi i Ballkanit u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.
Pavarësisht tentimeve të Prishtinës rezultati mbeti ai i minutës 50 dhe ekipi nga Suhareka arkëtoi pikët e plota.