Vdes këngëtari shqiptar Sherif Merdani

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Sherif Merdani, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.
Ai vdiq pas një sëmundje të rëndë, shkruan Indeksonline.
Gjatë karrierës së tij ai ka marrë pjesë në festivale të shumta.
Në Dhjetor 1970, merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngët “Mes jush” dhe “Të pres në tetor”.
Në Dhjetor 1971 ka marrë pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngët “Kënga e nënës”, “Vite pa harrim” dhe dueti me Justina Aliaj “Në mbrëmjen e vallëzimit”./Indeksonline/