75 Mall Live Search
20:11 / E Diele, 29 Gusht 2021 / A. A

Barcelona fitoi për humbi dy lojtarë, Braithwaite dhe Sergi Roberto

Ekipi i Barcelonës e kreu detyrën me sukses duke mposhtur Getafen 2-1.

Por, shqetësimet për trajnerin Ronald Koeman erdhën pas përfundimit të ndeshjes.

Faqja zyrtare e Barcelonës njofton se dy futbollistë janë lënduar në këtë ndeshje.

Martin Braithwaite ankohet për një lëndim në gjurin e këmbës së majtë, poashtu Sergi Roberto është lënduar.

Ende nuk dihet se për sa kohë do të mungojnë futbollistët në fjalë.

/Indeksonline/