Leo Messi bën debutimin me PSG

PSG është duke fituar ndaj ekipit të Reims me rezultat 0-2, me golat e francezit Mbappe, transmeton Indeksonline.
Por, ajo që prisnin të gjithë, të shihnin Leo Messin në fanellën e PSG tashmë ndodhi. Messi u fut në lojë në minutën e 66 duke zëvendëusar shokun e tij tek Barcelona, brazilianin Neymar.
Argjentinasi iu bashkua ekipit parisien si agjent i lirë pasi nuk arriti akord me Barcelonën, edhe pse ishte i gatshëm të përgjysomte pagën e tij. /Indeksonline/