75 Mall Live Search
16:19 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / AR

Ana e ‘Për’puthen’ thyen heshtjen, tregon kur do të martohet

Ana Lleshi u bë e njohur pasi mori pjesë në programin e dashurisë, ‘Për’puthen’.

Edhe pse nuk doli çift nga program, jeta e saj private është nën vëzhgim nga fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Ana qëndron e afërt me ndjekësit me të cilët kontakton përmes pyetësorëve në Instastory.

Në pyetjen se kur do të martohet për ta parë me vello ajo u përgjigj: vetëm kur e mendoj kam emocione imagjino, por gjithsesi unë nuk jam fanse e dasmave dhe këtyre gjërave por gjithsesi kur ta ketë shkruar zoti. Çfarë të vjen prej tij mirësevjen’ u shpreh ajo./Indeksonline/

Ndryshe, Ana i është futur edhe botës së muzikës, ku ka publikuar këngën ‘Deal’ e cila nuk u mirëprit nga fansat e saj aspak.

Se a do të sjellë këngë të re, mbetet të kuptojmë në vazhdim./Indeksonline/