75 Mall Live Search
20:34 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / AR

MSH: Dy javët pas marrjes së vaksinës janë kritike për imunitetin

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në dy javët pas marrjes së vaksinës anti-Covid.

Në një postim në Facebook, MSH thotë se vaksinimi është mbrojtja e vetme nga Covid-19 dhe variantet e tjera.

“Mbrojeni veten plotësisht nga variantet e tjera të Covid-19 dhe veçanërisht nga Delta”, thuhet në njoftim.

“Dy javë nga marrja e dozës së dytë janë tejet të rëndësishme të fitoni imunitetin nga vaksina”, thuhet tutje.