75 Mall Live Search
10:37 / E Martë, 31 Gusht 2021 / LB

Ish ministri i AAK-së kandidat për asamble nga radhët e PDK-së

Ish ministri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Jonuz Salihaj do të jetë kandidat për asamblist në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton “Indeksonline”.

Në listën e kandidatëve të asamblistëve të publikuar nga PDK, shihet se Jonuzaj mban numrin 6 në këtë listë.

Salihaj në të kaluarën ka qenë edhe drejtor i arsimit në komunën e Prishtinës.

Ai njihet edhe si ekspert i arsimit. Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 17 tetor. /Indeksonline/