75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 31 Gusht 2021 / OSH

Shpella e Gandimes nuk përfill vendimin e Qeverisë, vazhdon punën normalisht

Ndonëse që nga dita e djeshme në mbarë vendin kanë hyrë në fuqi masat e reja në të cilat parashihet lëvizja e kufizuar e qytetarëve ashtu edhe kufizime të shumta në gastronomi e ambiente të mbyllura ku ka frekuentim të madh të njerëzve, duket se për dikë këto masa nuk vlejnë, raporton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Shpellën e Gadimes si njëri ndër atraksionet më të mëdha në vend e i cili sipas burimeve të IndeksOnline po vazhdon punën normalisht, sikurse të mos kishte virus.

Në këtë mënyrë ata po shpërfillin vendimet e institucioneve të vendit, duke rrezikuar drejtpërdrejt qytetarët që frekuentojnë këtë atraksion.

Sipas vendimit të qeverisë aktivitetet si këto që zhvillohen në Shpellën e Gadimes pezullohen deri më datën 13 shtator.

Foto Ilustrim